Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

e premte 31 maj 1996

Shqipëria sot anëtare me të drejta të plota e Nismës së Evropës Qëndrore

-Ministri i Jashtëm Serreqi në Austri Fronti i Kuq i tërheq dhunën Nga data 31 maj - 1 qershor 1996 mbahet në Vjenë takimi i shefave të qeverive të Nismës së Evropës Qendrore. Në këtë takim Shqipëria do të pranohet anëtare me të drejta të plota e kësaj organizate. Më parë vendi ynë kishte marrë pjesë si vëzhgues në forumet e kësaj nisme. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizatë është një eveniment me rëndësi të madhe dhe do të shërbejë si katalizator në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Europë, si dhe do të ndihmojë në mënyrë të veçantë zhvillimin ekonomik të vendit. Nisma e Europës Qendrore u krijua në vitin 1989, si një organizatë e karakterit ekonomiko-politik, me synim të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit rajonal midis shteteve të Europës Qendrore. Fillimisht kjo nismë përbëhej nga 4 anëtarë (Italia, Austria, Hungaria, ish-Jugosllavia), por me hyrjen në të të vendeve të tjera, ajo është rritur deri në 16 anëtarë. Anëtarë me të drejta të plota në këtë organizatë janë: Italia, Austria, Bosnja-Hercegovina, Kroacia, Çekia, Maqedonia, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Bjellorusia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Ukraina. Vendet e saj vëzhguese janë Shqipëria, Moldavia, dhe Jugosllavia e re. Shqipëria dhe Moldavia paraqitën kërkesën për anëtarësim që në qershor të vitit të kaluar, por kjo kërkesë nuk mundi të pranohej në samitin e Varshavës. Rrjedhimisht ajo paraqiti të njëjtën kërkesë në samitin e Sofjes, si dhe në takimin e ministrave të jashtëm, të zhvilluar në Firence në nëntor 1995. Kërkesa e Shqipërisë për anëtarësim të plotë u ratifikua në sesionin e mbajtur dje të përfaqësuesve të qeverive në Vjenë. Ajo do të vuloset përfundimisht gjatë këtij takimi. Në samit, ministri i jashtëm, z. Alfred Serreqi, do të paraqesë qëndrimet e vendit tonë mbi çështjet e bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal dhe do të nënshkruajë marrëveshjen e pranimit të Shqipërisë në këtë organizatë. Gjithashtu, ministri Serreqi do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm dhe kancelarin e Austrisë, z. Wolfgang Schüssel. Shqipëria dhe Moldavia janë dy vendet e para nga shtetet në tranzicion që anëtarësohen me të drejta të plota në Nismën e Evropës Qendrore, duke qenë se më parë në këtë organizatë u pranua Republika Çeke. Shqipëria bëhet kështu i pari vend ballkanik që hyn me të drejta të plota. Të gjitha subjektet zgjedhore, pas paraqitjes së raporteve për financimin e fushatës elektorale, sipas ligjit duhet të raportojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Afati i fundit i paraqitjes së dokumenteve është data 29 qershor 1996. Çdo subjekt që nuk respekton afatin e caktuar, do të humbasë të drejtën për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.
Alfred Serreqi Wolfgang Schüssel Shqipëri Vjenë Europës Qendrore Austri Varshavës

Njoftim i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të gjitha subjekteve elektorale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi mori në shqyrtim procesin e paraqitjes së partive politike dhe organizatave shoqërore për regjistrimin e tyre për në Kuvendin popullor të Republikës së Shqipërisë, zoti Fejzi Abdiu, në bazë të nenit 26 të ligjit Nr. 7491 datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, të vendimit të KQZ nr. 1 datë 15.04.1996, “Për përmbajtjen dhe normat e fletës së votimit për zgjedhjet për në Kuvendin popullor të Republikës së Shqipërisë, kandidimin dhe informimin e zgjedhësve”, si dhe nenit 120 pika 1 dhe nenit 131 pika 4 të Kodit Zgjedhor. PËR REGJISTRIMIN NË ZGJEDHJEVE: Sekretari KRISTINA SMAHU Kryetari EDMIR KAPIDANI
Fejzi Abdiu Kristina Smahu Edmir Kapidani Republikës Së Shqipërisë

Presidenti i Senatit francez uron fitoren e 26 majit

Presidenti i Senatit francez, Rene Monory, i dërgon presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Sali Berisha, urimet më të përzemërta për fitoren e mrekullueshme të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 26 majit 1996. Ai i uron presidentit shqiptar shëndet e mbarësi, duke shprehur dëshirën për një bashkëpunim sa më të ngushtë e miqësor midis dy vendeve.
Rene Monory Sali Berisha Shqipëri Francez

Rikthehet PBDNJ

PBDNJ rishikon qëndrimin për zgjedhjet, do të marrë pjesë në turin e balotazhit Kryesia e PBDNJ, duke analizuar zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve të 26 majit, vendosi që duke marrë pjesë në koalicionin e djathtë me 26 posa zgjedhjeve të 26 majit do të konsultuar me kryesinë se, qoftë edhe pjesërisht, u arrit parashikimi i tyre konservator se po konceptohej skenari për të devijuar intensitetin e ndaljeshjeve-zam? Një tur i dytë përfaqëson një mjedis të qetë, që i shmanget të gjitha peripecive të kundëranalizmit. Opozita nuk e përfilli aspak. Në variantin e tyre, jo thjesht për teatrin e rëndomte, ata i kaluan të gjitha kundërshtitë për të realizuar një skenar të sajuar. Ne kemi arsye të besojmë se Tirana zyrtare, me qëllim që të ndihmojë këtë skenar, i bëri presion Greqisë duke ndikuar në qarqet greke qeveritare dhe në mediat e saj për të denigruar dhe deformuar procesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Por, ne jemi të bindur se karakteri i marrëdhënieve shqiptaro-greke, me rëndësi të veçantë për paqen dhe stabilitetin në rajon, nuk duhet të zbehet për shkak të zgjedhjeve. Kryesia e PBDNJ vendosi që PBDNJ, pavarësisht nga zhvillimet e 26 majit, të marrë pjesë në balotazhin e 16 qershorit, duke e konsideruar atë një mundësi të re për sukses dhe fitore. Vendimi është marrë unanimisht në mbledhjen e sotme, ku u vendos gjithashtu që me këtë qëndrim të hapet rruga për koalicionin e djathtë. Zëdhënësit e kësaj force politike deklaruan se PBDNJ po shqyrton edhe mundësinë e kompromentuar të marrë pjesë në qeveri. (Përfundon në faqen 3) Kr. f.3
Tiranë Greqi Shqipëri

“Na kanë paraqitur si eurosocialistë ne që nuk e shohim dot me sy socializmin”

“Kur po vinin kurorat tona na afrua njëri prej tyre por e përzunë duke e sharë”. Namik Doklen... Shokët e Eduart Kullollit në redaksinë e “RD” treguan dje gjithçka që dinin rreth masakrës së 28 majit. Ata thanë se rreth orës dy të natës shokët e Eduartit po vendosnin kurora pranë vendit ku dy ditë më parë ishte vrarë një shok i tyre, i quajtur Askoldi, kur u afrua një person i vetëm. “Ai shau gjithë kohën me fjalë të ndyra Eduartin dhe në një moment nxori një armë nga brezi”, tha njëri prej tyre. “Eduarti i kërkoi me qetësi të largohej por ai vazhdoi të bërtiste dhe të qëllonte. Ne u shpërndamë me vrap. Pak më vonë dëgjuam edhe disa të shtëna të tjera”.
Eduart Kullolli Namik Doklen Askoldi

Zgjedhjet do të quhen të ligjshme vetëm po fitoi opozita?!

-Dita e djeshme pranoi parapra dy gazetarëve të “KJ” se kanë humbur gati në 70%: “Do të tërhiqemi” -Vëzhguesit e PS mojnë informacion se kishin humbur Faqe 3

Tentativa të forcave opozitare për të zhvilluar mitingje të paligjshme dhe kundërshtime me dhaj policisë

Njoftim Ministrisë së Brendshme Faqe 3

Vëdiskretitimi i opozitës

-Ndërsa ishin qindramijë ata që festuan fitoren e PD, protestuesit e opozitës ishin bërë humbje se disa dhjetra -Ata që votuan të lirë për demokracinë nuk do të llogariten do dhuna qe dhuna e politikën vendos mbi shumicën